“Më shqetëson ku po shkon Europa”, Rama në Estoni: Në vend që të fajësojmë duke drejtuar gishtin te Trump, na duhet të ...

Politikë

“Më shqetëson ku po shkon Europa”, Rama në Estoni:

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në panelin hapës të Konferencës “Lennart Meri” në Estoni, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë dhe të ardhmen e Europës, ka deklaruar se shqiptarët janë “talebanë pro-perëndimorë”, duke theksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën transatlantike.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët qëndrojnë të vendosur në krah të aleancës Perëndimore “deri në fund”, duke nënvizuar orientimin strategjik të vendit në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Shqiptarët janë talebanë pro perëndimore, jemi me aleancën transatlantike deri në fund. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq një paralele, të bëj pikënisje ish Bashkimin Sovjetik. Kur vjen fjala si gjërat perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo sepse Europa mund të bëhet Bashkim Sovjetik, por a mundet Europa në kushte të caktuara, të lejojë imperativat e mbrojtjes, për të krijuar mungesë afatgjatë ekuilibri", tha Rama.

Ai foli gjithashtu për sfidat me të cilat përballet Bashkimi Europian në kontekstin aktual gjeopolitik, duke theksuar nevojën për një koordinim më të madh mes shteteve anëtare në çështjet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Sipas Ramës, Europa duhet të rishikojë mënyrën se si adreson sfidat e sigurisë, duke shmangur fragmentarizimin dhe duke forcuar bashkëpunimin e brendshëm mes vendeve të unionit.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes mund të ndikojë në ekuilibrin ekonomik dhe social të vendeve europiane, duke bërë thirrje për një debat më të thelluar mbi të ardhmen e sigurisë në kontinent.

"Të gjitha këto më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa, në vend të fajësojmë, të rrekemi të vlerësojmë pozicionin tonë. Duke drejtuar gishtin drejt SHBA dhe Trump, na duhet të bëjmë një vlerësim, të kuptojmë se konteksti sigurisht ka ndryshuar, cila do jetë përgjigja reale. Nuk mendoj se duhet të jetë vetëm në mbishpenzime dhe të mos trajtojmë problemet strukturore. Kur vjen fjala te e gjithë mënyra që duhet të veprojmë, nuk jemi më ashtu siç dukemi kur shihemi si një shumë aritmetike e PBB-ve tona. Do e mbyll për habinë tuaj me një pyetje. Që mendoj se Europa duhet ta bëjë vetes. Sa mund të shpenzojë një civilizim për të ruajtur veten pa dobësuar themelet", u shpreh ai.

 

ME TE LEXUARAT