“Diella”, superskandal”, Berisha: Shtëpitë e barit dhe të bitcoin-it janë dy kuçedrat e energjisë sot në vend

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër situatën e kriminalitetit në vend gjatë një konference për mediat, duke deklaruar se krimi, sipas tij, ka arritur deri në nivelet më të larta të shtetit.
Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka një platformë për t’i dhënë “përgjigje të hekurt” krimit të organizuar, duke theksuar se situata në vend është bërë, sipas tij, dramatike.
Ai tha se ekziston një bashkëpunim mes krimit dhe pushtetit, duke pretenduar se kjo ka krijuar një klimë frike për qytetarët dhe ka dobësuar institucionet e drejtësisë.
Në deklaratën e tij, Berisha përmendi edhe raste konkrete kriminale, duke pretenduar se autorët e ngjarjeve të rënda kanë pasur mbështetje dhe nuk janë ndëshkuar siç duhet nga drejtësia.
Ai foli gjithashtu për atë që e quajti “skandali i fundit me Diellën”, duke e cilësuar situatën si emergjente dhe shqetësuese për vendin.
Sipas tij, qytetarët ndihen të pambrojtur përballë krimit, ndërsa institucionet nuk po arrijnë të garantojnë sigurinë publike.
Berisha: Fijet janë të gjitha te Edi Rama. Ky vend është shndërrua në plaçkitësin më të keq të qytetarëve europianë. Në një zinxhir pafund call center, në patronimin total të komisariateve të policisë. Nën kryesinë e Olsi Ramës. Po. Amant Josifi, i cili u diktua si eksponent kryesor i grupit Milto që kishte grabitur qytetarët europianë mbi 2 mld euro ishte një lejtnant i Olsi Ramës. Sot janë qindra call center që mashtrojnë dhe vjedhin qytetarët europianë. Bitcoini, e ka familja Rama. Mos harroni kurrë një deklaratë të Ardian Çelës, në parlament. energjinë kuçedra e energjisë janë 2, shtëpitë e barit dhe shtëpitë e bitcoinit. Janë ekskluzivitet patronazh i Edi Ramës.
Kjo situatë dramatike ku krimi vendos. Psikologjia e kriminelit po bëhet psikologji e lavdërueshme. Kurrë një shoqëri e lirë, nuk mund ta mposhtim kurrë banditët, vetëm në një rrethanë kur ata kanë prapa shtetin. Një situatë ku krimi dhe mafia, ka penetruar në nivelet më të larta. Skandali me Diellën që nuk ka një nivel të vetëm të urtësisë artificiale. Qoftë dhe një element të vetëm.
Ne me programin tonë kam bindjen më të madhe se do rikthejmë në Shqipëri shtetin ligjor, do presim me gërshërë e çelikta të ligjit të gjitha lidhjet e krimit me pushtetin. Do godasim me forcën më të rreptë të ligjit, krimin. Me një agjenci të veçantë do konfiskojmë të gjitha pasuritë e krimit. Do pastrojmë institucionet nga krimi.
Do rivendosim si prioritet absolut sigurinë e jetës, veprimtarisë, të të dhënave të qytetarëve shqiptarë. Do qëndrojmë kundër terrorizmit.


