BE frikësohet nga sabotimi i Kinës, rishikon varësinë nga pajisjet kineze të energjisë

Bota

BE frikësohet nga sabotimi i Kinës, rishikon varësinë nga

Pas rritjes së madhe të investimeve në energjinë diellore në Europë, ekspertët kanë ngritur shqetësime për varësinë në rritje të kontinentit nga teknologjia e prodhuar në Kinë, duke paralajmëruar rreziqe të mundshme për sigurinë energjetike.

Sipas raportimeve, Komisioni Europian po shqyrton masa kufizuese ndaj përdorimit të pajisjeve diellore kineze, veçanërisht inverterëve solarë, të cilët shërbejnë për konvertimin e energjisë diellore në elektricitet të përdorshëm dhe shpesh janë të lidhur me internetin për mirëmbajtje dhe përditësime.

Ekspertët paralajmërojnë se këto lidhje mund të krijojnë dobësi në rrjetin elektroenergjetik europian, duke rritur rrezikun për sulme kibernetike apo ndërprerje të mëdha të furnizimit me energji.

Sipas të dhënave të referuara nga grupet kërkimore, një pjesë e konsiderueshme e inverterëve të përdorur në Europë vijnë nga Kina, gjë që ka rritur shqetësimet për varësinë teknologjike të BE-së.

Brukseli po diskuton gjithashtu forcimin e kuadrit ligjor për sigurinë kibernetike dhe industrinë e teknologjive të gjelbra, me synimin për të reduktuar varësinë nga importet dhe për të rritur prodhimin vendas në sektorët strategjikë.

Paralelisht, Bashkimi Europian ka nisur nisma për të mbështetur industrinë e brendshme të teknologjive të pastra, përfshirë bateritë dhe automjetet elektrike, në kuadër të rritjes së sigurisë energjetike të kontinentit.

ME TE LEXUARAT