Izraeli sulmon automjetet e paqeruajtësve të OKB-së në Libanin jugor

Ushtarët izraelitë goditën automjete të UNIFIL me një tank Merkava, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban në një deklaratë tha se ushtarët izraelitë goditën dhe dëmtuan automjete të identifikueshme qartësisht të UNIFIL-it.
“Në një rast, një ‘e shtënë paralajmëruese’ ra një metër larg një paqeruajtësi që kishte zbritur nga automjeti i tij”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, forcat izraelite kanë bllokuar vazhdimisht lëvizjet e paqeruajtësve në këtë rrugë ditët e fundit.
Më tej theksohet se që nga fillimi i prillit, ushtarët izraelitë kanë shkatërruar gjithashtu kamerat e mbrojtjes së forcave në selinë e UNIFIL-it në Naqoura dhe pesë pozicione të tjera në Vijën Blu nga Ras Naqoura në Maroun ar Ras.
UNIFIL tha se këto veprime janë në kundërshtim me detyrimet e Izraelit sipas rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit dhe kërkesën për të siguruar sigurinë e paqeruajtësve, si dhe lirinë e tyre të lëvizjes në çdo kohë.


