Ndahet nga jeta kongresmeni i njohur amerikan, Eliot Engel

Bota

Ndahet nga jeta kongresmeni i njohur amerikan, Eliot Engel

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel, një figurë e njohur e politikës amerikane me një karrierë mbi tre dekada në Kongres.

Sipas njoftimeve zyrtare dhe burimeve të konfirmuara, Engel ka ndërruar jetë.

Ai shërbeu në Kongresin amerikan nga viti 1989 deri në vitin 2021, duke përfaqësuar shtetin e New Yorkut dhe duke mbajtur role të rëndësishme në Komitetin për Punët e Jashtme.

Gjatë karrierës së tij, Engel u bë i njohur për angazhimin në politikën e jashtme të SHBA-së dhe për mbështetjen e tij ndaj çështjeve ndërkombëtare, përfshirë Ballkanin dhe Kosovën.

ME TE LEXUARAT