Rikthehen përplasjet Merz-Trump, kancelari gjerman: Nuk do t’i këshilloja fëmijët të shkonin në SHBA

Bota

Rikthehen përplasjet Merz-Trump, kancelari gjerman: Nuk do t’i

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkonin në Shtetet e Bashkuara për studime apo punë, duke argumentuar se vendi po përballet me një klimë sociale gjithnjë e më të polarizuar.

Gjatë një diskutimi publik, Merz tha se mbetet admirues i SHBA-së, por theksoi se “për momentin admirimi nuk po rritet”, duke iu referuar zhvillimeve të fundit sociale dhe politike në vend.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të forta nga kampi republikan në SHBA.

Richard Grenell, ish-ambasador amerikan në Gjermani dhe këshilltar i njohur i Partisë Republikane, e kritikoi ashpër Merz-in në rrjetet sociale, duke e akuzuar për mungesë strategjie dhe ndikim nga media gjermane.

Më herët, Merz kishte deklaruar se qytetarët amerikanë po përballen me “poshtërim” nga lidershipi iranian në kontekstin e tensioneve aktuale, deklaratë që kishte sjellë reagime të ashpra nga Presidenti Donald Trump.

Sipas raportimeve, këto shkëmbime qëndrimesh kanë ndikuar edhe në marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë vendime për trupat amerikane në Gjermani dhe masa të reja tregtare që prekin sektorin automobilistik europian.

ME TE LEXUARAT