Rrëzohet qeveria e Rumanisë me votë mosbesimi, vendi futet në krizë politike

Bota

Rrëzohet qeveria e Rumanisë me votë mosbesimi, vendi futet

Parlamenti i Rumani ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Ilie Bolojan përmes një vote mosbesimi, duke futur vendin në një fazë të re pasigurie politike dhe institucionale.

Vendimi erdhi pas një debati të ashpër parlamentar, ku Bolojan e cilësoi mocionin si “të rremë, cinik dhe artificial”, duke argumentuar se ndryshimi i qeverisë në një moment të vështirë ekonomik nuk i shërben interesit të vendit.

Rol kyç në rrëzimin e qeverisë luajti Partia Socialdemokrate e Rumanisë (PSD), e cila u largua nga koalicioni qeverisës për shkak të kundërshtimeve ndaj masave të kursimit dhe bashkoi votat me forcat e së djathtës ekstreme, përfshirë Aleanca për Bashkimin e Rumunëve.

Qeveria e Bolojan kishte marrë pushtetin në vitin 2025 pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Marcel Ciolacu.

Zhvillimi vjen pak muaj pas zgjedhjeve presidenciale, ku presidenti aktual Nicușor Dan mposhti liderin e ekstremit të djathtë George Simion.

Tashmë presidenti Dan pritet të nisë konsultimet me partitë politike për krijimin e një qeverie të re, ndërsa vendi përballet edhe me sfida ekonomike dhe rrezikun e humbjes së fondeve nga Bashkimi Europian.

Kjo është hera e shtatë që një qeveri në Rumani rrëzohet me votë mosbesimi që nga Revolucioni i vitit 1989.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT