SHBA i jep fund krizës 76-ditore, miratohet rihapja e qeverisë pas bllokimit

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara kanë miratuar një paketë financimi që i jep fund një mbylljeje të pjesshme të qeverisë federale, e cila ka zgjatur 76 ditë dhe është cilësuar si një nga ndërprerjet më të gjata në historinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).
Masa e miratuar është mbështetur gjithashtu edhe nga Senati, pas një votimi procedural dhe më pas një votimi të shpejtë për konfirmim.
Me këtë vendim, rikthehet financimi për pjesën më të madhe të veprimtarisë së DHS.
Rifillimi i financimit pritet të mundësojë normalizimin e operacioneve administrative dhe të sigurisë në institucionet federale që kishin qenë të prekura nga bllokimi.


