“Shumica e raketave të lëshuara nga Irani janë shkatërruar”, Trump: Armëpushimin na e imponuan të tjerët

Bota

“Shumica e raketave të lëshuara nga Irani janë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se shumica e lëshuesve të raketave të Iranit janë shkatërruar gjatë sulmeve të fundit, duke i cilësuar si të pasakta raportimet që sugjerojnë se Teherani ende mban një pjesë të konsiderueshme të arsenalit të tij raketor.

Gjatë një prononcimi për gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, Trump tha se forcat amerikane kanë goditur objektiva iraniane me intensitet të lartë, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën ushtarake.

“Ne po i godisnim ata si një ‘tenxhere picash’”, u shpreh ai, duke shtuar se çdo lëshues raketash i mbetur do të neutralizohej shpejt nëse do të rikthehej në përdorim ose në territorin iranian.

Në një deklaratë tjetër, Trump foli edhe për armëpushimin me Iranin, duke theksuar se ai nuk kishte qenë personalisht në favor të tij, por se vendimi ishte marrë pas kërkesave të disa vendeve aleate dhe partnere ndërkombëtare.

“Ne në fakt e imponuam armëpushimin me kërkesë të kombeve të tjera. Unë nuk do të kisha qenë pro tij, por e bëmë si një nder për Pakistanin, një popull i mrekullueshëm”, deklaroi ai.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, duke shtuar debatet mbi rolin e Shteteve të Bashkuara në konfliktin me Iranin dhe zhvillimet e fundit në rajon.

 

 

ME TE LEXUARAT