U përplas teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën babai i ministres Adea Pirdeni

Aktualitet

U përplas teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, ku është përfshirë babai i ministres Adea Pirdeni.

Sipas të dhënave paraprake, 87-vjeçari Luan Pirdeni po lëvizte me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një mjet në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me “Kongresi i Manastirit”.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT