"Jam e papunë, mos më bini në qafë", Monika Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se ka marrë një mesazh mbështetjeje nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës, pas gjuhës denigruese që sipas saj është përdorur ndaj saj në publik.
Në një video të publikuar online, Kryemadhi thekson se nuk është më pjesë aktive e politikës dhe as “gruaja e një politikani”, ndërsa shton se dëshiron të jetojë jetën e saj e lirë pas divorcit me ish-presidentin Ilir Meta.
Ajo deklaron se nuk do të lejojë askënd të sulmojë atë apo familjen e saj dhe u dërgon një mesazh mbështetjeje të gjitha grave të divorcuara, duke i inkurajuar të qëndrojnë të forta.


