Rritja e çmimit të naftës, Enno Bozdo: Situata dramatike. Tregojini shqiptarëve sa jahte janë furnizuar pa ...

Politikë

Rritja e çmimit të naftës, Enno Bozdo: Situata dramatike.

Deputeti Enno Bozdo ka ngritur shqetësimin në Kuvend për rritjen e çmimit të naftës, duke e cilësuar situatën si të rëndë për qytetarët dhe ekonominë. Ai tha se rritja e çmimeve do të sjellë një efekt zinxhir në gjithë tregun dhe kërkoi që qeveria të marrë masa mbrojtëse për qytetarët.

Bozdo kritikoi gjithashtu nivelin e taksave mbi karburantet në Shqipëri, duke i krahasuar me vendet e rajonit dhe duke thënë se barra fiskale është më e lartë. Në fjalën e tij, ai ngriti edhe shqetësimin për furnizimin e jahteve me naftë pa akcizë, duke akuzuar qeverinë për favorizime në këtë drejtim.

Krizës duhet t’i paraprihet. Nëse thoni se nuk kemi krizë, kur gjithë bota e quan krizë, jam i mahnitur nga qetësia dhe  perceptimi juaj për krizën. Por çmimet e naftës të rritura, sot , nesër apo pasnesër do japin efektin zinxhir në gjithë ekonominë. Dhe veçanërisht në situatën ku është Shqipëria, 60 % e çmimit të naftës përbëhet nga taksa që e merrni ju, në një kohë që rajoni e ka 38 % mesataren pikërisht për këtë ju keni detyrë t’i jepni këtyre njerëzve diçka mbrapsht. Përse e bëni për jahtet, përse ata që furnizohen këtu pa taksa akcize? Sa jahte janë furnizuar? Sa qindra, mijëra litra apo ton naftë furnizohen pa akcizë…”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT