Aksident në Elbasan, makina përfundon në kanal, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
Lajmifundit
/
15 Maj 2026, 17:32
Aktualitet

Një aksident është regjistruar në Elbasan ku drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.
Sipas raportimeve, fatmirësisht personat që ndodheshin në mjet kanë shpëtuar pa lëndime serioze, duke i shpëtuar një aksidenti që mund të kishte pasoja më të rënda.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë, mjeti është nxjerrë nga përroi, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.


