Ilaç që ngjall të vdekurit? Ja si është e vërteta e deklaratës së Donald Trump

Një deklaratë e Presidentit amerikan Donald Trump, ku ai pretendon se është zbuluar një “ilaç që ngjall të vdekurit”, është përhapur me shpejtësi në internet dhe ka shkaktuar debat dhe konfuzion në rrjetet sociale.
“Kemi marrë njerëz që ishin të vdekur. Kishim një person që kishte marrë ritin e fundit fetar, familja po qante dhe gjithçka, dhe nisën t’i jepnin këtë ilaç. Dhe personi u përmirësua. Funksionon”, është shprehur Trump gjatë një daljeje për mediat në Zyrën Ovale.
Deklarata është bërë të hënën e kaluar, më 11 maj, gjatë një bashkëbisedimi rutinë me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, por më pas është shpërndarë në rrjet me interpretime të ndryshme dhe pa kontekstin e plotë.
Në fakt, sipas raportimeve, Trump po i referohej ligjit “Right to Try Act”, i miratuar gjatë mandatit të tij të parë, i cili u jep pacientëve me sëmundje të pashërueshme mundësinë të provojnë trajtime eksperimentale që ende nuk janë miratuar plotësisht.
Sipas analizave të plota të deklaratës, presidenti amerikan duket se ka përdorur një gjuhë të ekzagjeruar për të përshkruar raste të pacientëve shumë të sëmurë që kanë shfaqur përmirësime pas trajtimeve eksperimentale, një fenomen që mund të ndodhë në raste të rralla mjekësore.
Ekspertët theksojnë se nuk ekziston asnjë “ilaç që ngjall të vdekurit”, ndërsa interpretimi i deklaratës ka çuar në keqkuptime dhe shpërndarje të informacionit të pasaktë në rrjet.
Nga ana tjetër, vetë “Right to Try Act” mbetet një ligj i diskutueshëm, pasi ndonëse u jep më shumë fleksibilitet pacientëve në faza terminale, kritikët thonë se ai ka reduktuar mundësitë e tyre për mbrojtje ligjore në rastet e trajtimeve të pasigurta ose të paefektshme.
Trump: "We've taken people that were dead. We had a person given the last rites -- gone, the kids are crying and everything -- and started them on this drug. And the person became better. It works." pic.twitter.com/1QMzj8sDH8
— Aaron Rupar (@atrupar) May 11, 2026


