Rama nga Estonia: Shqipëria anëtare e Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të premte drejt Estonisë, ku është takuar me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe pritet të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare Lennart Meri 2026.
Ky aktivitet konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për diskutimet mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale. Këtë vit konferenca zhvillohet nën moton: “Fati i favorizon të guximshmit”.
Ndërkohë, kreu i qeverisë ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria është bërë zyrtarisht anëtare e Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s, një prej strukturave më të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike.
“Nga dje anëtarë të Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s (NATO ÇDCOE), një nga strukturat më të rëndësishme të Aleancës për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen ndaj kërcënimeve digjitale.
Qendra përfaqëson një platformë bashkëpunimi dhe ekspertize mes vendeve aleate të NATO-s për zhvillimin e strategjive, trajnimeve dhe kapaciteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike”, shkruan Rama në Facebook.


