Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë godet veriun e Japonisë

Një tërmet me magnitudë paraprake 6.3 ballë ka goditur Japoninë veriore të premten, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit është regjistruar në brigjet e prefekturës Miyagi, në një thellësi prej rreth 50 kilometrash. Autoritetet japoneze kanë bërë të ditur se pas lëkundjeve nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Tërmeti ka shkaktuar shqetësim në zonë, ndërsa raportohet se funksionimi i trenave me shpejtësi të lartë Shinkansen është pezulluar përkohësisht si masë sigurie, njoftoi kompania hekurudhore JR East.
Ky aktivitet sizmik vjen pas një tërmeti edhe më të fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë që goditi të njëjtin rajon në muajin prill, i cili në atë kohë shkaktoi edhe alarm për cunami.
Japonia mbetet një nga vendet më sizmikisht aktive në botë, pasi ndodhet në kryqëzimin e katër pllakave kryesore tektonike përgjatë skajit perëndimor të “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, një zonë e njohur për aktivitet të shpeshtë të tërmeteve dhe vullkaneve.


