Tensionet në Hormuz dhe bllokada ndaj Iranit/ SHBA shkarkon sekretarin e Marinës

Bota

Tensionet në Hormuz dhe bllokada ndaj Iranit/ SHBA shkarkon sekretarin e

Pentagon ka njoftuar papritur largimin nga detyra të sekretarit të Marinës amerikane, John Phelan, pa dhënë asnjë shpjegim zyrtar për këtë vendim.

Vetëm dy ditë më parë, Phelan kishte marrë pjesë në konferencën vjetore të marinës në Uashington, ku iu drejtua një audience të gjerë marinsash dhe profesionistësh të industrisë.

Burime të afërta me zhvillimet në Pentagon, të cituara nga The Guardian, bëjnë me dije se ai është shkarkuar nga detyra. Sipas tyre, Phelan kishte një marrëdhënie të tensionuar me sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, si dhe me drejtues të tjerë të lartë.

Largimi i tij vjen në një moment të ndjeshëm, si pjesë e një serie ndryshimesh në udhëheqjen e lartë të Pentagon, vetëm disa javë pasi Pete Hegseth shkarkoi edhe gjeneralin Randy George, një nga figurat më të larta të ushtrisë.

Ndërkohë, zhvillimi ndodh në një kohë kur marina amerikane është e përfshirë në operacione të ndjeshme, përfshirë bllokadën e porteve të Iran dhe përpjekjet për të ndalur anijet e lidhura me Teheranin në mbarë botën, në kuadër të një armëpushimi të brishtë në konfliktin në rajon.

ME TE LEXUARAT