VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, 13 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur

Bota

VIDEO/ Shkrumbohet nga flakët një fabrikë fishekzjarrësh

Një zjarr i fuqishëm në një depo fishekzjarrësh në distriktin Thrissur të shtetit Kerala në Indi ka shkaktuar të paktën 13 viktima dhe mbi 40 të plagosur, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.

Sipas burimeve zyrtare, disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike në spital. Ngjarja ndodhi gjatë përgatitjeve për një festival hindu në zonë.

Kryeministri Narendra Modi ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur hetimet për shkaqet e shpërthimit. Raste të ngjashme janë regjistruar edhe më herët në Indi, për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë në disa fabrika fishekzjarrësh.

ME TE LEXUARAT