Zhduket nga radari avioni me pesë persona në bord

Bota

Zhduket nga radari avioni me pesë persona në bord

Autoritetet pakistaneze kanë nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi për gjetjen e një avioni mallrash tip Boeing 737, i cili u zhduk nga radari pranë brigjeve të Karaçit.

Sipas Autoritetit të Aeroporteve të Pakistanit (PAA), avioni i operuar nga kompania private K2 Airways kishte në bord pesë anëtarë të ekuipazhit. Ai ishte nisur nga Sharjah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, me destinacion Karaçin.

Autoritetet bëjnë të ditur se pak para zhdukjes nga radari, ekuipazhi raportoi një problem me sistemin e navigimit. Të dhënat e kontrollit ajror tregojnë se avioni regjistroi një zbritje të shpejtë përpara se të humbte kontaktin me radarët.

Avioni u zhduk rreth orës 21:21 sipas orës lokale, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po zhvillojnë operacione intensive në zonën detare ku dyshohet se ka humbur.

Deri më tani nuk ka informacion mbi fatin e avionit apo të ekuipazhit, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit janë në vijim.

ME TE LEXUARAT