Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Lajmifundit
/
8 Prill 2026, 13:15
Kosovë&Rajon

Një kamion ka marrë flakë sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Duhlës.
Pamje të incidentit, të cilat u dërguan nga lexuesit e Telegrafit, tregojnë automjetin i përfshirë nga zjarri.
Mësohet se ende nuk ka të dhëna të sakta për shkaqet që çuan në incident, as për personat që mund të jenë lënduar.
Policia e Kosovës është kontaktuar nga Telegrafi për informacione shtesë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.


