Ish-zyrtari amerikan James Rubin: Akuzat ndaj UÇK-së, të gjitha të pavërteta
James Rubin tha në gjyq se çështja e Kosovës ishte një nga më të rëndësishmet që trajtonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se zyrtarët amerikanë kanë hetuar akuzat e ngritura për krime lufte, por të gjitha ishin të pavërteta.
“Unë dhe personalisht i hetoja këto dhe doja me të vërtetë ta dija nëse ndonjë nga këto pretendime ishte i vërtetë. Herë pas here ngriheshin pretendime të tilla. I kemi hetuar, askush prej akuzave lidhur me rolin e tij dhe udhëheqësve të UÇK apo akuza të tjera, marrina, asgjë nuk ishte e vërtetë”, tha ai.
Sipas tij, synimi i akuzave të tilla ishte që të ndikohej në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kosovës.