Rasti “Veteranët”, Gjykata shpall fajtorë shumicën e të akuzuarve, dy prej tyre lirohen

Kosovë&Rajon

Rasti “Veteranët”, Gjykata shpall fajtorë shumicën e

Gjykata Themelore në Prishtine në rigiykim i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 të akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashar, në rastin "Veteranët". Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.

Në giykimin e kaluar, Themelorja kishte shpallur aktgiykim lirues për gjithë të akuzuarit.
Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzoheshin ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari, raporton "Betimi për Drejtësi".


Aktgjykimi u shpall te henën nga kryetari i trupit giykues, Gazmend Bahtiri. Anëtarë të trupit giykues ishin giykatësit Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit janë fajtore per veprën penale "Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar" nga neni 422 i Kodit Penal, andaj secili veç e veç dënohen me nga 1 vit burgim.

ME TE LEXUARAT