Celibashi: Kandidatët të rrinë larg numëruesve! Kreu i KQZ tregon vendimin për votat e Greqisë!

Politikë

Celibashi: Kandidatët të rrinë larg numëruesve! Kreu i KQZ

Në një prononcim për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar mirë, me ngarkesa të karakterit procedurial.

Sipas tij, janë rreth 58 KZAZ ku ka përfunduar totalisht procesi, edhe ai i vlerësimit të votave për kandidatë.

“Janë në përfundim edhe 10 KZAZ të tjera, procesi po ecën ngadalë në KZAZ-në nr.30 dhe 32.”

Po pse u mor vendimi për të lënë mënjanë votat e Greqisë?

“Qëllimi i aktit të nxjerrë nga ana ime ishte për të disiplinuar procesin nga pikëmapja logjistike. Asesi nuk synonte të prodhonte rregulla më shumë se sa thashë. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve e gjykoi ashtu, sikur shkon përtej kompetencës së komisionerit. Duke parë se grupet e numërimit nuk binin dakord për atë se si duhej të vlerësoheshin votat nga Greqia, ne urdhëruam që të administrohen në mënyrë të rregullt. Ajo vendimmarje e zhbllokoi procesin, përndryshe do ishim duke diskutuar te paneli i Komisionerit, KAS apo te ai i Kodit Zgjedhor, për votat nga jashtë”, shpjegoi Celibashi.

U bëri thirrje kandidatëve që janë në garë, që të distancohen nga numëruesit.

“Të qëndrojnë larg procesit, ta vëzhgojnë, por të tërhiqen nga presioni ndaj numëruesve se shqip do marrin në qafë ndonjërin me këtë qasje!”

ME TE LEXUARAT