Përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama mbledh Kryesinë e PS-së në seli! Pritet zyrtarizimi i emrave

Politikë

Përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama mbledh Kryesinë

Kryesia e Partisë Socialiste, e thirrur nga kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama, pritet të mblidhet sot në orën 18:00 në selinë rozë për të diskutuar organizimin politik dhe elektoral në funksion të zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor 2025 në gjashtë bashki të vendit.

Sipas raportimit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, në këtë mbledhje do të jepen porosi të veçanta nga Rama për intensifikimin e punës në terren dhe mobilizimin e strukturave lokale të partisë. Pritet që të kërkohet dhe të urdhërohet angazhimi i plotë i deputetëve që përfaqësojnë zonat ku do të zhvillohen zgjedhjet.

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen në Tiranë, Berat, Vlorë, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Në fokus të takimit të sotëm pritet të jetë edhe zyrtarizimi i emrave të kandidatëve të Partisë Socialiste për 5 prej këtyre bashkive, ndërsa kandidati për Bashkinë e Tiranës është konfirmuar se do të jetë Ogerta Manastirliu.

 

ME TE LEXUARAT