Rama mbledh kabinetin në vilën qeveritare në Sauk! Informale dhe me dyer të mbyllura, ja çfarë do të diskutohet
Lajmifundit
/
9 Janar 2026, 12:04
Politikë

Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit të tij në vilën qeveritare në Sauk. Kjo mbledhje e qeverise nisi në orën 10:00 dhe në fokus do të jenë objektivat e qeverisë për këtë vit.
Në këtë takim ministrat do të raportojnë arritjet për digasterin që mbulon dhe objektivat e institucioneve për këtë vit të ri. Mësohet se takimi është konceptuar si një tryezë e gjatë pune për vetëm një ditë gjithashtu se mbledhja është informale dhe me dyer te mbyllura.
Ky është takimi i parë i qeverisë për 2026-tën dhe qe do te pasohet me takime të tjera e nivel me deputet të Grupit Parlamentar


