Rama takon fermerët, u kërkon të jenë të hapur: Flisni pa dorashka, që t’iu ndihmojmë!
Kryeministri Edi Rama është pozicionuar këtë të mërkurë në Cërrik ku dhe ka zhvilluar një takim me sipërmarrësit e kësaj zone. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë kërkoi diskutim të hapur, pa rezerva e pa dorashka, mbi problemet që përjetojnë çdo ditë fermerët.
“Vetëm kështu mund të kuptojmë realisht se çfarë nuk funksionon dhe çfarë duhet të bëjmë më mirë.”, tha kryeministri i cili më tej pranoi se mbështetja për bujqësinë ekziston, por në praktikë përballet me probleme serioze dhe thelbësore që duhen adresuar me urgjencë.
Sipas kryeministrit, një pjesë e madhe e energjisë që fermerët shpenzojnë sot përballet me burokraci dhe mungesë funksionaliteti institucional. Ai theksoi nevojën për të parë bujqësinë si sipërmarrje, jo si një sektor që mbahet në këmbë vetëm nga subvencionet.
“Nik mund të jetë kjo një histori mbështetjeje minimale për të mbajtur frymën gjallë. Duhet të jetë një bashkëpunim i sinqertë për të transformuar jetën në fshat dhe për ta kthyer bujqësinë në një sektor fitimprurës dhe dinjitoz”, tha ai.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Kanë mbështetjen e bujqësisë e zhvillimit por që në realitet kanë dobësi të mëdha. Do doja që të jetë një diskutim i hapur, nuk ka bën punë që ju të flisni duke rrumbullakosur fjalët ose duke mos i thënë gjërat troç ashtu si dhe janë. Vetëm kështu mund të na jepni ne mundësinë për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë më mirë për ju dhe më pas për vendin të tërësi se çfarë bëhet mirë për vendin është kontribut bashkimi i kontributit te të gjithë.
Ne arrijmë të bëjmë më shumë dhe më mirë që juve të bëni më shumë dhe më mirë bashkimi i gjithë kontributeve e bën që Shqipëria të jetë më mirë. Mendoj se baza e këtij takimi duhet të jetë që të jeni të gjithë hapur në raport me arsyen pse jemi mbledhur, pas asnjë rezervë, pa asnjë dorashkë, çfarë ju shikoni në jetën e përditshme dhe çfarë konstatoni dhe çfarë mendoni se duhet të bëjmë ne.
Ndjesia ime është që në suksesin tuaj roli ynë është më i vogël se çduhet të jetë. Pra unë besoj që ju harxhoni më shumë energji se sa duhet për aspekte të caktuara të punës për shkakun tonë dhe mund t’ju kursehen një pjesë e këtyre energjive për të bërë gjëra të tjera. Këtu hynë të gjitha andrallat me burokracinë, dhe aspektet e punës. Është një zinxhir që duhet kuptuar siç duhet që nga farat te subvencionet te mënyra se si bëhen aplikimet dhe shpërndahen subvencionet dhe me radhë tek asistenca që merret nga institucionet të territor si funksionojnë drejtoritë te linjat e prodhimit, te faturat e kështu me radhë.
Ne kemi bërë goxha ndryshim, por jemi akoma jo në vendin e duhur për tu ndjerë mirë me funksionimin e sistemit. Dhe nëse nuk arrijmë dot ti japim bujqësisë profilin e sipërmarrjes dhe nëse nuk arrijmë dot ti japim të jgithë atyre që duam një shans që jetojnë në fshat që të dalin me një fitim që ja u bën kuptim plotë jetën e tyre në fshat ne nuk e kemi kryer detyrën dhe kjo nuk mund të jetë një histori subvencionesh për të mbajtur frymën, por një bashkëpunim për të transformuar frymën e punës dhe frymën e gjithë jetës së një sipërmarrje rurale. Ne kemi patjetër ambiciem që ti kushtojmë shumë më tepër.