‘Tronditëm sistemin e kalbur’, Ervin Salianji: Në 5 muaj kemi bërë atë që të tjerët s’e kanë bërë për 36 vite

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, është shprehur se së bashku me qytetarët që e kanë mbështetur gjatë këtyre pesë muajve kanë arritur të “trondisin sistemin”.
Komentet Salianji i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku publikoi edhe pamje nga takimet që ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe në qytete të ndryshme të Shqipëri.
Sipas tij, në vetëm pesë muaj është bërë ajo që të tjerët nuk kanë arritur në 36 vite.
“Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë”, shkroi Salianji.
Ai shtoi se lëvizja që përfaqëson është më e fortë se çdo regjim dhe e cilësoi atë si “fillimin e fundit të sistemit të vjetër”.
Në fund të reagimit të tij, Ervin Salianji shprehu mirënjohje për demokratët dhe mbështetësit e tij.


