Egla Ceno ndan lajmin prekës për gjendjen shëndetësore të nënës së saj

Showbiz

Egla Ceno ndan lajmin prekës për gjendjen shëndetësore

Egla Ceno, aktorja dhe fituesja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të rëndë për gjendjen shëndetësore të nënës së saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ceno ka treguar se mamaja e saj ka pësuar një ishemi dhe, ndonëse tashmë është jashtë rrezikut për jetën, fatkeqësisht ka mbetur e paralizuar.

“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap të mjekimit,” – shkroi Egla në një story në Instagram.

Egla Ceno ndan lajmin prekës për gjendjen shëndetësore

Artistja shprehet e vendosur të qëndrojë pranë nënës së saj dhe të ndjekë çdo hap të trajtimit mjekësor për përmirësimin e gjendjes së saj.

Ky mesazh ka prekur shumë ndjekës të saj, të cilët kanë reaguar me fjalë mbështetëse dhe urime për shërim sa më të shpejtë

ME TE LEXUARAT