INSTAT: Shoferët me mbi 9 vjet përvojë shkaktojnë më shumë aksidente me viktima dhe të plagosur

Aktualitet

INSTAT: Shoferët me mbi 9 vjet përvojë shkaktojnë më

Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 tregojnë se grupi i shoferëve me mbi 9 vjet përvojë përbën shumicën e aksidenteve rrugore me pasojë plagosje dhe humbje jete. Kjo kategori shkaktoi 925 të plagosur (nga 632 në 2023) dhe 73 viktima (nga 82 në 2023), duke mbajtur 44% të totalit të të plagosurve dhe 42% të viktimave.

Të dhëna të tjera kryesore për vitin 2024:
• Pa leje drejtimi: 99 të plagosur (+29%) dhe 20 viktima (+66.6%).
• 0–3 vjet përvojë: 391 të plagosur (+37%), 35 viktima (thuajse pa ndryshim).
• 3–6 vjet përvojë: 300 të plagosur, 18 viktima (ulje nga 25).
• 6–9 vjet përvojë: 326 të plagosur, 24 viktima (ulje nga 34).
• Largim nga vendi i ngjarjes: 39 të plagosur dhe 5 viktima (rritje nga 33 dhe 3 në 2023).

Të dhënat sinjalizojnë rënie të kontrollit policor dhe mungesë ndëshkimesh të rënda për drejtimin pa leje, ndërsa aksidentet mbeten shkaktar i madh vdekjesh dhe dëmtimesh të rënda, veçanërisht te grupmoshat e reja.

ME TE LEXUARAT