Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra në Tiranë, u shiste armë grupeve kriminale
Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë në zonën e Alliasit një 28-vjeçar, Aleksandër Matoja, banues në Shkodër dhe me precedent penal për prodhim dhe shitje narkotikësh, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.
Ai dyshohet se do t’ua shiste armë zjarri pistoleta shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po lëvizte, u sekuestruan 2 armë pistoleta.
Operacioni, i koduar “Black market”, është pjesë e kontrolleve intensive të Policisë së Tiranës për kapjen e personave të armatosur dhe për parandalimin e rreziqeve për rendin dhe sigurinë publike.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.