Përplasen disa makina në autostradën Lushnjë-Fier, krijohen radhë kilometrike tek “Pushimi i shoferit”
Në autostradën Lushnjë-Fier, në afërsi të kryqëzimit të “Pushimit të shoferit”, disa makina u përplasën duke shkaktuar radhë kilometrike në trafik.
Ky është aksidenti i katërt që prej fillimit të javës në këtë segment, ku përplasje me dëme materiale kanë krijuar konfuzion dhe bllokime në rrugë.
Policia e qarkullimit rrugor ka vendosur forca shtesë dhe ka bllokuar kalimin drejt Këmishtajt dhe Krutjes për të lehtësuar çlirimin e autostradës nga radhët e krijuara.
Grupi i punës po dokumenton aksidentin, ndërsa fluksi i lartë i mjeteve, sidomos për shkak të sezonit veror, bën që rruga drejt jugut të jetë e mbingarkuar.
Pikat e njohura si “të zeza” në këtë autostradë kërkojnë ndërhyrje urgjente për të reduktuar aksidentet dhe për të normalizuar qarkullimin.