Himarë, turistja gjermane vjen për pushime, por i vjedhin paratë në vilën me qira në Palasë

Aktualitet

Himarë, turistja gjermane vjen për pushime, por i vjedhin paratë

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në zonën bregdetare të Dhërmiut, në fshatin Palasë, ku një 39-vjeçare nga Gjermania, e cila ishte duke kaluar pushimet e saj në Himarë, ka rënë viktimë e vjedhjes së parave në vilën që kishte marrë me qira.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Vlorës, turistja ka depozituar denoncimin për humbjen e shumës së lekëve në pronën e marrë me qira.

Ngjarja është konfirmuar nga autoritetet lokale, të cilat po vijojnë me hetimet intensive për të identifikuar dhe kapur autorin ose autorët e kësaj vjedhjeje.

Zona e Palasës, e njohur për turizmin e saj të frekuentuar, ka patur edhe më parë incidente të ngjashme, çka ka shtuar nevojën për masa më të forta sigurie në zona turistike.

ME TE LEXUARAT