Temperaturat tejkaluan dhe 50 gradë/ Korriku 2025, muaji i tretë më i nxehtë ndonjëherë në Tokë
Pavarësisht një rënieje të lehtë në temperatura në disa rajone, korriku i vitit 2025 është zyrtarisht muaji i tretë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet, sipas të dhënave nga Observatori Evropian i Kopernikut për Ndryshimet Klimatike (C3S).
Temperatura mesatare globale për korrikun ishte 1.25°C mbi nivelet para-industriale, një shifër që ende qëndron brenda pragut të Marrëveshjes së Parisit, por sinjalizon qartë se rreziku nga ndryshimet klimatike mbetet i fortë dhe aktiv.
Mbi 1.000 vdekje u raportuan vetëm në Spanjë si pasojë e temperaturave ekstreme, ndërsa valë të nxehti, përmbytje dhe zjarre masive prekën zona të ndryshme të globit.
Carlo Buondebo, drejtor i C3S, paralajmëroi se “nëse nuk ndalojmë emetimet e gazrave serrë, rekordet e reja dhe pasojat ekstreme do të jenë të pashmangshme.”
Ndërkohë, në disa vende temperatura tejkaloi 50 gradë Celsius, një tjetër alarm për gjendjen e klimës në planet.