Dinamo mundet me përmbysje nga Hajduk Split, rrezikon eliminimin nga Europa

Sport

Dinamo mundet me përmbysje nga Hajduk Split, rrezikon eliminimin nga Europa

Dinamo nuk ia doli të ruante avantazhin në sfidën e parë të raundit të tretë kualifikues në UEFA Conference League ndaj Hajduk Split, duke u mundur me rezultatin 2-1 në takimin e zhvilluar në “Stadion Poljud”.

Skuadra shqiptare bëri një pjesë të parë mjaft të mirë dhe kaloi në avantazh në minutën e 37-të me një gol të bukur nga Dejvi Bregu, i cili konkretizoi një aksion të shpejtë dhe preciz të Dinamos.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dinamos, duke krijuar shpresë për një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë kroate.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Dinamo nuk arriti të mbante ritmin e lartë dhe Hajduk përfitoi, duke barazuar në minutën e 49-të me anë të Bruno Durdov, pas një momenti pasigurie në mbrojtjen shqiptare. Kroatët vazhduan presionin dhe arritën përmbysjen në minutën e 63-të me golin e Abdoulie Sanyang.

Pavarësisht humbjes, Dinamo largohet nga Spliti me një rezultat që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT