Egli e Gjesti rrëfejnë se çfarë do ndodhë me lidhjen e tyre jashtë shtëpisë: Nëse ai do të…
Një histori me plot dinamika ajo e Gjestit dhe Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i vëzhguar dhe ne i kemi parë ata në çdo moment të tyre… çfarë do të ndodhë me çiftin kur të dalin nga dera e kuqe?
Nga anon peshorja, nga përputhshmëria apo nga mos përputhshmëria mes tyre?
Gjesti tha: 50/50
Për Eglin, marrëdhënia ka qenë e fortë dhe ajo thotë se ka bërë shumë e ndoshta edhe më shumë sesa do të duhej, e se dëshiron ta vazhdojë.
Por nëse Gjesti jashtë nuk do të dojë ta vazhdojë marrëdhënien?
“Nuk kam as minimalisht dëshirë për të bërë asnjë përpjekje, më dhemb shumë por jeta vazhdon. Nëse ai do të vazhdojë jetën e tij, dhe unë do vijoj timen”, tha ajo.