Ekskluzive/ Këngëtarja Xheisara Frisku merr propozimin për martesë nga partneri i saj

Këngëtarja Xheisara Frisku ka ndarë detaje nga jeta e saj personale gjatë një interviste në emisionin Rudina në TV Klan.
Ajo tregoi se ka marrë së fundmi propozimin për martesë nga partneri i saj, në një mënyrë tepër të veçantë dhe emocionale.
Sipas saj, momenti ishte organizuar gjatë një darke familjare, ku vajza e tyre, Sol Maline, i dorëzoi një letër me pyetjen: “Ma, a do të martohesh me babin tim?”. Xheisara e cilësoi këtë si momentin më të bukur të jetës së saj.
Artistja pranoi se nuk e kishte menduar kurrë se partneri i saj do t’i bënte një propozim tradicional, duke njohur karakterin e tij, por gjithçka u realizua në mënyrën më të ndjerë përmes vajzës së tyre.
Ajo foli edhe për përvojën e mëmësisë, duke e cilësuar si sfiduese, por shumë të bukur. Xheisara u shpreh se ardhja në jetë e vajzës i ka ndryshuar tërësisht jetën, duke e bërë më të përkushtuar dhe të ndjeshme si nënë.


