Flet për herë të para partnerja e Erik Lloshit për hyrjen e tij në “BBVA”: Ndenjëm dy javë pa folur

Së fundmi, gruaja e Erik Lloshit ka folur për situatën që u krijua rreth hyrjes së tij në “Big Brother VIP”. Ajo tregoi se çifti kishte kaluar dy javë pa folur për shkak të vendimit të papritur të Erikut, i cili kishte firmosur kontratën pa diskutuar më parë me të.
“Mua më erdhi shumë inat,” rrëfeu ajo, “sepse unë dua që çdo vendim i rëndësishëm të diskutohet më parë. I thashë se nuk isha dakord dhe madje e pyeta: ‘Si do bëhet? Do ndahemi?’.”
Ajo shpjegoi edhe arsyet personale për kundërshtimin e saj: së pari, dashuria për familjen dhe dëshira për të mbajtur jetën personale larg publikut; dhe së dyti, njohja e temperamentit të Erikut, që është impulsiv dhe shumë i drejtë.
“Duke qenë një person që respekton drejtësinë, nuk do të mund të duronte padrejtësinë që mund t’i bëhej në një lojë ku përdoret çdo kartë, përfshirë familjen dhe jetën personale,” shtoi ajo.
Ajo përfundoi duke thënë se e dinte që Erik nuk do të mund të luante lojën e plotë të reality-show-it sipas parimeve të tij. Ky rrëfim i hapur tregon për një anë më personale të jetës së çifteve të njohur dhe sfidat që lindin kur karriera dhe vendimet e publikut përplasen me jetën private.


