Gjykata liron nga paraburgimi reperin Buta, ndryshohet masa në paraqitje në polici

Reperi i njohur Buta (Betim Januzi) është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Telegrafin avokati i tij, Naim Ferati.
Sipas Feratit, Gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masën e detyrimit për paraqitje.
“Buta lirohet nga paraburgimi. Është zëvendësuar masa paraprake me masën e detyrimit të paraqitjes në stacionin policor”, ka deklaruar avokati Naim Ferati.
Kujtojmë se Buta ishte dërguar në paraburgim më 13 prill, kur Gjykata Themelore në Ferizaj i kishte caktuar një muaj paraburgim nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve.
Në raportimet e mëhershme në media, rasti lidhej me një incident të ndodhur në një vendparkim afër një lokali, ku gjatë një përleshjeje të çastit janë raportuar edhe lëndime trupore.


