I kërkojnë të angazhohet në politikë, Luiz Ejlli flet njëherë e mirë: Nuk dua të jem i një krahu

Showbiz

I kërkojnë të angazhohet në politikë, Luiz Ejlli flet

 Luiz Ejlli, një prej artistëve më të preferuar dhe të komentuar në Shqipëri, që pas fitores së “Big Brother VIP Albania 2”. Ai është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave, dhe jo vetëm me muzikën dhe artin e tij, por shpesh komentohet edhe për situata ku është i përfshirë.

Gjatë përvojës së tij në shtëpinë e famshme të “BBVA2”, Luizi tërhoqi vëmendjen dhe fitoi zemrat e mijëra shqiptarëve. Karakteri i tij fortë, provokues, shpesh edhe komik, bëri që të ishte një ndër personazhet më të dashur të publikut shqiptar, ndërsa të shumta janë ata që kanë kërkuar edhe përshirjen e tij në fushën e politikës.

Reagimi i Luizit:

Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj në politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerzit të zihen mes tyre. Kur gjithçka që dua është ti bëj të buzëqeshin bashkë. Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun!

Nuk dua të jem i një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë. E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit, si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë.

Nuk dua zyrë, dua skenë. Ndaj, më falni nëse ju kam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten.

ME TE LEXUARAT