Ndryshe nga Gaz Bardhi, deputeti Luan Baçi pranon humbjen në fier: Njesë demokratë, s`ishim në nivelin tuaj
Kandidati i PD-së në listën e mbyllur të Fierit, Luan Baçi, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 11 majit.
Me një postim në rrjetet sociale, ai u kërkon ndjesë demokratëve që votuan për PD-në, pasi sipas tij, puna nuk u bë si duhet.
“Mirënjohje, respekt dhe falënderim, me gjithë zemër, qindra mijëra demokratëve të thjeshtë, që nuk u tërhoqën kurrë, që nuk ndaluan asnjëherë së kontribuari, nuk kërkuan asgjë, asnjëherë, në këmbim të punës së tyre vetëmohuese!
Falënderim dhe mirënjohje, Haki dhe Haxhi, drejtues të Hamilit, NJ.V. Dërmenas, Fier. Faleminderit dhe mirënjohje çdo drejtuesi të të gjitha niveleve, çdo anëtari dhe mbështetësi të Partisë Demokratike Fier!
Shumë ndjesë, të dashur demokratë, që nuk mundëm të ngrihemi në nivelin e punës dhe performancës tuaj dhe ta bëjmë detyrën ashtu si edhe ju!”, shkruan Baçi.
Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi ne nje reagim mbremjen e djeshme i quajti këto zgjedhje si të manipuluara.