“Ke ushtruar dhunë në familje...” / Rogerti nuk e kursen Artanin: “Të pëlqen pija...

Rogert Sterkaj ka vijuar ditën e sotme përplasjet e tij me Artan Kolën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Gjatë një debati, ai nuk i ka kursyer komentet për familjarët e banorëve që janë jashtë, duke u fokusuar veçanërisht te Tani, edhe pse e njeh atë vetëm përmes bisedave brenda shtëpisë.
“Dukesh që ke ushtruar dhunë në familje, ndaj gruas”, tha Rogerti në një moment, ndërsa më pas shtoi:
“Je qejfli femrash, të pëlqen pija”.
Deklarata të këtij lloji kanë shkaktuar kritika nga opinionistët, të cilët vënë në dukje se nuk është e lejuar të përfshihen persona që nuk ndodhen brenda shtëpisë.
Megjithatë, për Rogertin kjo duket të jetë pjesë e strategjisë së tij pa filtra, ku nuk kursen askënd nga banorët e tjerë./BBVA5


