Misioni i Agait, komenti i Jonida Maliqit për Sonin tërheq vëmendjen e publikut: Je bërë shumë pjeshkë për…

Showbiz

Misioni i Agait, komenti i Jonida Maliqit për Sonin tërheq

Mëngjesi sot në Ferma VIP 3 nisi me një mision nga Agai, i cili i dërgoi fermerëve një zarf me udhëzime për të mbjellë lule dhe për të lënë gjurmët e tyre në fermë. Urdhri ishte që në këtë mision të përfshiheshin të gjithë fermerët pa përjashtim.

Megjithatë, nuk munguan ankesat nga pjesëmarrësit lidhur me kushtet atmosferike. Në sy ka rënë reagimi i Jonida Maliqit e cila nuk kurseu një koment për Sonin, duke thënë: “Soni, je bërë shumë pjeshkë për të mbjellë lulet, tamam të bëhesh me baltë.”

Edhe pse këngëtarja Soni Malaj e priti komentin me buzëqeshje, reagimi i saj nuk kaloi pa vëmendjen e fansave. Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut që nga hyrja e tyre në spektaklin më të madh televiziv në Shqipëri.

Pas futjes së tyre në fermë, qarkulluan thashetheme se mes dy këngëtareve kishte pakënaqësi dhe përplasje, duke shtuar tensionin dhe dramatizimin e javës së parë të Ferma VIP 3.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

ME TE LEXUARAT