Në një romancë me këngëtaren italiane?/Thyen HESHTJEN balerina e njohur shqiptare!

Showbiz

Në një romancë me këngëtaren italiane?/Thyen HESHTJEN

Thashethemet për një histori dashurie mes balerinës shqiptare Franceska Nuredini dhe këngëtares italiane Elodie po forcohen gjithnjë e më shumë, pas postimeve të fundit në rrjetet sociale që kanë ndezur interesin e fansave. Fotot e publikuara nga Elodie, ku ajo shfaqet pranë 23-vjeçares në momente intime janë interpretuar nga publiku si një konfirmim jozyrtar i marrëdhënies së tyre.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka bërë një deklaratë të qartë, afrimiteti i dukshëm ka nxitur reagime të shumta online. Në një intervistë me “Le Mile Magazine”, balerina 23-vjeçare përshkruan marrëdhënien e saj me këngëtaren romane pa filtra. Nuredini foli për raportin, duke e përshkruar si një lidhje që “shkon përtej skenës”.

Ajo theksoi se përvoja me Elodie ka qenë e rëndësishme jo vetëm në aspektin artistik, por edhe në atë personal, duke lënë të kuptohet për një lidhje dashurie. “Ishte një përvojë jashtëzakonisht e kënaqshme, si artistikisht ashtu edhe personalisht. Në skenë, u ndjeva e lirë të isha vërtet vetvetja, gjë që nuk është gjithmonë e garantuar.”

Romanca, që besohet të ketë nisur gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta, mbetet pa një etiketë zyrtare. Megjithatë, heshtja e tyre duket se vetëm sa e shton kuriozitetin.

 

ME TE LEXUARAT