Pas dasmës, kurorëzojnë zyrtarisht dashurinë/ Blero publikon pamjet nga firmosja e dokumenteve martesore

Showbiz

Pas dasmës, kurorëzojnë zyrtarisht dashurinë/ Blero publikon

Këngëtari Blero po shijon një periudhë të lumtur në jetën e tij personale, teksa vetëm pak muaj pasi i dha fund beqarisë për herë të tretë, ka kurorëzuar zyrtarisht lidhjen me partneren e tij, Eronitën nga Hasi.

Historia e tyre tërhoqi vëmendje që në fillim, ndërsa çifti ndau më pas edhe lajmin se janë në pritje të fëmijës së parë së bashku. Sipas raportimeve, ata pritet të bëhen prindër të një djali.

Së fundmi, Blero ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me Eronitën gjatë momentit të firmosjes së dokumenteve të kurorëzimit.

Në pamje, çifti duket në një ceremoni të thjeshtë dhe intime, larg vëmendjes së madhe publike dhe me praninë e pak personave.

Të buzëqeshur dhe të qetë, Blero dhe Eronita duken më të lumtur se kurrë, ndërsa po përgatiten për një tjetër moment të rëndësishëm në jetën e tyre: ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Pas dasmës, kurorëzojnë zyrtarisht dashurinë/ Blero publikon

ME TE LEXUARAT