E keni në shtëpi, por nuk e përdorni! Ja produkti që lufton viruset si antibiotik i gjallë

Soft

E keni në shtëpi, por nuk e përdorni! Ja produkti që lufton

Në një kohë kur viruset, infeksionet dhe problemet me frymëmarrjen janë më të shpeshta se kurrë, një thesar natyror i bletëve po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje: propoli. I njohur si “antibiotiku natyral”, ky përbërës mrekullibërës ndihmon në luftimin e inflamacionit, forcimin e sistemit imunitar dhe parandalimin e virozave sezonale.

Ja 7 përfitime të jashtëzakonshme të propolit, që ndoshta nuk i dinit:

1. Mbrojtës i fuqishëm për rrugët e frymëmarrjes

Në stinët e ftohta, përdorimi i përditshëm i propolit ndihmon në parandalimin e të ftohtit, kollës dhe infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

2. Vaksinë natyrale për trupin

I pasur me vitamina, minerale dhe flavonoide, propoli stimulon sistemin imunitar dhe forcon mbrojtjen natyrore të trupit, duke vepruar si një vaksinë e pastër nga natyra.

3. Qetësues i shpejtë i inflamacionit

Nga djegiet, skuqjet e lëkurës deri te irritimet e fytit, propoli ka veti anti-inflamatore që veprojnë me efikasitet të menjëhershëm.

4. Armik i virusit

Duke rritur prodhimin e antitrupave, propoli lufton me sukses infeksionet virale dhe ndihmon në rikuperimin më të shpejtë pas virozave.

5. Rregullues i metabolizmit

Në bashkëpunim me një dietë të shëndetshme, propoli ndihmon në uljen e yndyrnave të këqija në gjak dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

6. Përshpejton metabolizmin

Ky përbërës aktivizon qelizat dhe rrit ritmin metabolik, duke ndihmuar trupin të djegë më shumë energji në mënyrë natyrale.

7. I përshtatshëm për të rritur e fëmijë

Propoli merret lehtë përmes mjalti, sprajeve apo shurupeve. Ideal edhe për fëmijët mjafton të përdoret larg vakteve për efekt maksimal.

ME TE LEXUARAT