Ëndrrat, një “hapsirë praktike” për përmirësimin e jetës reale

Soft

Ëndrrat, një “hapsirë praktike” për

Shkencëtarët po arrijnë në një përfundim se ëndrrat nuk janë thjesht të rastësishme apo të pakuptimta, por mund të funksionojnë si një lloj simulimi mendor që na përgatit për sfidat e jetës së përditshme.

”Sipas një studimi të fundit, përjetimet gjatë gjumit mund të ndihmojnë trurin të praktikojë situata reale, sidomos ato që lidhen me marrëdhëniet shoqërore dhe mbijetesën”, Sipas “The Times”.

Studiuesit kanë zbuluarse ëndrrat shpesh pasqyrojnë qëllime themelore njerëzore, si siguria personale, ndërtimi i marrëdhënieve dhe kujdesi për familjen, shoqërinë.

Duke i “përjetuar” këto skenarë gjatë gjumit, individi mund të jetë më i përgatitur për t’i përballuar në jetën reale.

Frederick Thomas, autori i këtij studimi ka shpjeguar sesi  ëndrrat mund të shërbejnë si një “hapësirë praktike” ku mendja përpallet sfida sociale që mund të na ndodhin në jetën reale.

Këto situata mund të përfshijnë reputacionin, marrëdhëniet, konkurrencën dhe mbijetesën, duke i dhënë trurit “mundësinë” të testojë reagime të ndryshme.

Sipas ekipit kërkimor, ëndrrat funksionojnë si një hapësirë simulimi shumëfunksionale,ku truri mund të praktikojë role të ndryshme shoqërore njëkohësisht.

Kjo mund të ndihmojë individët të menaxhojnë më mirë ndërveprimet komplekse në kohën kur janë zgjuar, në veprimataritë jetësore reale.

Kjo analizë mori në studim 400 pjesëmarrës, ku u vu re se temat më të zakonshme në ëndrra lidheshin  me vetëmbrojtjen dhe statusin shoqëror. Ndjekja nga dikush ose dështimi në një provim ishin situatat më të hasura në këtë studim.

Studiuesit vunë re gjithashtu se disa motive shfaqen shpesh së bashku, duke treguar se ëndrrat organizojnë sfida të ndryshme në mënyrë domethënëse. Studimi i tyre ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga çështjet që stimulon shkencëtarët, për të hedhur dritë tek lidhja mes ëndrrave tona me realitetin e përdishëm.

ME TE LEXUARAT