Nuk është ngjashmëria, zbuloni sekretin e çifteve që nuk ndahen!

Soft

Nuk është ngjashmëria, zbuloni sekretin e çifteve që

Një studim i fundit, i botuar në Journal of Social and Personal Relationships, ka sfiduar besimin e përhapur se çiftet që janë të ngjashëm në personalitet, interesa apo prejardhje kanë marrëdhënie më të lumtura dhe më të qëndrueshme.

Duke analizuar 339 studime të kryera nga viti 1937 deri në 2024, studiuesit zbuluan se ngjashmëria reale midis partnerëve nuk ka një ndikim të rëndësishëm në cilësinë apo kohëzgjatjen e marrëdhënieve. Në vend të kësaj, ajo që ka më shumë rëndësi është perceptimi që partnerët kanë për ngjashmërinë mes tyre.

Annika From, autore kryesore e studimit nga Universiteti i Miçiganit, shpjegon se “Ndjenja se je i ngjashëm me partnerin është më e rëndësishme se sa ngjashmëria reale për suksesin e marrëdhënies".

Ky zbulim sfidon idenë tradicionale dhe sugjeron që besimi ynë për përputhshmërinë luan rol kryesor në lumturinë e çiftit. Ky studim ndryshon mënyrën se si kuptojmë marrëdhëniet dhe nxit vëmendjen te rëndësia e perceptimeve personale, më tepër sesa faktet objektive.”

 

 

 

ME TE LEXUARAT