TIPARET DALLUESE të një narcisti! Psikologia: Nga pamja fizike ai kujdeset për...

E ftuar në “Live From Tirana”, ka qenë psikologia Almeda Xhaferri. Ajo ka folur më shumë mbi marrëdhëniet toksike, si t’i dallojmë ato, si dhe narcistët…
A ka tipare fizike që e dallojnë një narcist?
Mendohet që personat narcistë janë shumë të bukur, kujdesen shumë për aparencën e tyre, por nuk qëndrojnë vetëm këtu. Narcistët janë interesantë dhe na joshin sepse dinë t’i artikulojnë mendimet e tyre bukur, kanë një lloj ambicie që të marrin shkollimin më të mirë, trajnimin më të mirë, të fitojnë vendet e punës më interesante, të kenë pushtet dhe kontroll edhe brenda mjedisit të punës.
Kështu që, në dukje, në sipërfaqe, kanë një vitrinë shumë të bukur, shumë joshëse, për të fshehur atë shpirtin bosh.


