Shqipëria U-16 humbet 2-1 ndaj Suedisë në turneun UEFA Development

Sport

Shqipëria U-16 humbet 2-1 ndaj Suedisë në turneun UEFA

Skuadra Shqipëria U-16 u përball pasditen e sotme me Suedinë në ndeshjen e dytë të turneut “UEFA Development”, e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, u mundën me rezultatin 2-1, pas një përpjekjeje të fortë për të barazuar.

Suedia kaloi në avantazh në minutën e 27-të me golin e Milo Pavlovic, ndërsa Shqipëria reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në minutën e 53-të përmes Gentian Sharkës, i cili shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë.

Megjithatë, goli i Maarrouf Yahya Abdou në minutën e 65-të i dha fitoren skuadrës suedeze.

Pavarësisht humbjes, Shqipëria krijoi disa raste të rrezikshme dhe tregoi një lojë të organizuar, duke lënë shpresë për përmirësim në ndeshjen e fundit.

Tani, kuqezinjtë do të ndeshen me Austrinë më 6 prill, në orën 11:30, gjithashtu në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të kërkojnë të mbyllin turneun me një paraqitje pozitive.

ME TE LEXUARAT