Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas këmbësorin tek vijat e bardha! DETAJET e para

Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në shëtitoren Lungomare në Vlorë. Një automjet tip Renault Clio, i drejtuar nga një shtetas i moshuar, ka përplasur një kalimtar ,gjithashtu të moshuar, tek vijat e bardha.

Për pasojë, viktima ka pësuar plagosje të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për verifikime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

 

 

ME TE LEXUARAT